Jorida Tabaku, në cilësinë e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, evidentoi dje gjatë mbledhjes së Këshillit disa nga problematikat e prcesit zgjedhor në Shqipëri. Tabaku theksoi se shit-blerja e votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje kërkon vullnet politik, jo vetëm në letër, por edhe me veprime konkrete.
“Shit blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje, kërkon që të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete. I kërkoj drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën vendin tonë në raportet e BE”, tha Tabaku.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ku i pranishëm ishte dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi, Tabaku tha gjithashtu se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirepret votimin unanim te tij ne Parlament.