Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve në varësi të bashkisë së Tiranës ka firmosur një tender 100 milionë lekë pa TVSH për shërbime vinçi për ngritjen e personave apo objekteve në lartësi për përgatitjen e eventeve të caktuara.
Tenderi i është dhënë Teodor Gogës me vlerën thuajse limit 99.49 milionë lekë nga 100 në total.
Tenderi është kapur me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të operatorit “PASTRIME SILVIO” që sipas përshkrimit nuk ka paraqitur dokumentacionin e saktë.
Fakti që është fituar shumë afër vlerës limit dhe skualifikimi i operatorit tjetër ngrenë dyshime të forta për tenderin.