-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutori fshihet në Shqipëri/ Qelizat e telefonit e kamerat tradhtuan vrasësit e Ari Papës

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë greke që zbuloi pas dy vite hetimesh bashkëpunëtorët në vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papa.

Ky i fundit, një emër i njohur i drejtësisë greke, i përfshirë në disa ngjarje si trafik droge, grabitje dhe i dyshuar për vrasje, u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në Sepolia të Athinës në 30 maj 2021, pasi më parë kishin dështuar tre atentate ndaj tij në vitet 2007, 2009, 2021.

Në prangat e policisë ka përfunduar taksisti shqiptar i skeduar me tre emra, Xhulian, Ervin dhe Beniamin. Në skedat e policisë greke ai ka edhe 3 mbiemra të ndryshëm dhe dy vitlindje, 1974 dhe 1977, ndërkohë që rezulton me precedentë për trafik klandestinësh. Ndërkohë në pranga ka rënë greku S.F, 56 vjeç.

Këta të dy dyshohet se janë transportuesit e ekzekutorit kryesor, ende i paidentifikuar, por që ka dyshime se erdhi posaçërisht nga Tirana për të kryer vrasjen dhe është rikthyer sërish në Shqipëri.

Sipas mediave greke menjëherë pas të shtënave, autori është arratisur në këmbë drejt rrugëve “Panourgias” dhe “Avlonos”, ku e priste bashkëpunëtori i tij me një taksi. Mjeti ka lëvizur përballë rrugës nacionale “Athinë-Lamia”.

Nga hetimet ka rezultuar se për ekzekutimin janë përdorur dy taksi. Njëra është ajo që drejtohej nga një prej bashkëpunëtorëve, ku hipi edhe personi i armatosur, ndërsa taksia e dytë drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër.

Zbardhet vrasja e Ari Papës, mediat greke: Autori kryesor vrasës me pagesë nga Shqipëria

Ajo që i “tradhtoi” ata përveç kamerave të sigurisë janë antenat e celularëve pasi duket se kanë komunikuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin pranë vendit të sulmit, pak para dhe pak pas ekzekutimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit