Altin Morina, shefi i stërvitjes në repartin RENEA ka dalë sot para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Morina u arrestua pak ditë më parë, ku iu gjetën 113 mijë euro teksa lëvizte me një automjet luksoz “Audi Q8”.
Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative. Ndaj 43-vjeçarit, prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.
Efektivi sipas disa mediave dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës. Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.
Para disa ditësh dyshohet se është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm. Report Tv