Seanca e sotme në KQZ për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore është përfshirë nga debati. Shkak u bë fakti që brenda koalicionit “Bashkë Fitojmë” është përfshirë edhe sigla e PD-së.
Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa tha se kërkesa me PD-në në koalicionin e udhëhequr nga Partia e Lirisë “Bashkë Fitojmë” të rrëzohet. Ai tha se Sali Berisha ka përdorur logon dhe siglën kundër ligjit.
“Unë si përfaqësues i PD-së në KQZ ju konfirmoj që PD nuk ka bërë asnjë koalicion. Ju konfirmoj që është përdorur se është përdorur emri dhe logo e PD-së nga persona të paautorizuar dhe legjitimuar nga ligji. Kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe zgjedhësve.
Të rrëzohet kërkesa sepse nuk është e ligjshme. Në këtë kërkesë është shprehur vullneti për PD-në në mënyrë të paautorizuar. Nuk kemi bërë koalicion me Partinë e Lirisë, PDK apo PDBNJ” tha ai.
Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Kaziaj tha se PD nuk është regjistruar në zgjedhje, “Sefa nuk ka legjitimitet, PD ende nuk është regjisturar si subjekt zgjedhor”.