22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sytë në Ohër! Escobar: Jam optimist për një zgjidhje paqësore Kosovë-Serbi

Kryesoret

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha të premten se është optimist për rezultate pozitive në takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë ku po qëndron në kuadër të përgatitjeve për takimin e Ohrit. “Pres shumë rezultate pozitive nga Ohri, jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj se do të dalim me lajme të mira pas së shtunës”, tha zoti Escobar.

Në takimin e Ohrit palët pritet të diskutojnë rrugët e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

“Qëllimi ynë është të mbështesim plotësisht çfarëdo rezultati që e sjell këtë rajon më afër paqes dhe shton mundësitë për Serbinë, Kosovën si dhe për tërë rajonin të për t’u bërë pjesë e komunitetit euroatlantik”, tha zoti Escobar, ndërsa theksoi se “ky propozim evropian, i ofruar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar një marrëdhënie paqësore, të frytshme e të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve të rëndësishme në rajon.

“Si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në botë, ne kemi për qëllim të sigurohemi që kjo funksionon për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por për rajonin si tërësi”, tha ai. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjate dhe qëndrueshmëri në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit