Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla doli para trupës gjyqësore pas arrestimit për shpërdorim detyre për disa tendera, për t’iu komunikuar masa e sigurisë.
Duke kundërshtuar kërkesën për arrestim nga Prokuroria e Posaçme, Alla akuzoi se arrestimi i tij është politik. “Nuk kam kryer shkelje te ligjit. Më mirë të më kërkonin të ikja, se do kisha ikur”, është shprehur Alla.
Një nga zyrtaret e arrestuara në bashkinë e Bulqizës, për abuzimet me tenderat është dhe Enkelejda Lleshi.
Ajo tha se nuk ishte më nënkryetare e kësaj bashkie, kishte dhënë dorëheqje dhe aktualisht punonte në drejtori në këtë institucion.
“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki.
Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Lleshi, duke mohuar akuzat se ka lidhje me abuzimet me tenderat, por u la në burg.
Gjykata e Posaçme lë në burg kryetarin, n/kryetaren dhe zyrtarët e bashkisë Bulqizë