-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat dhe misteri i shefes së re të SHISH-it! 14 pyetje për Ramën

Kryesoret

Vlora Hyseni, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por që është shkarkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti tani pritet që të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri.

Kjo lëvizje ka shumë hije dyshime. Së pari për shkarkimin në Kosovë dhe së dyti nga opozita në Tiranë është cilësuar si provokim për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“5pyetjet.al” kontaktoi me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të strukturave të sigurisë në Shqipëri, të cilët ngritën 14 pyetje për lëvizjen e fundit të Edi Ramës.

Sa vite ka që e ka marrë shtetësinë shqiptare Vlora Hyseni?

A e ka marrë në mënyrë të sforcuar për shkak të detyrës si këshilltare e Edi Ramës?

Për çfarë është shkarkuar zyrtarisht nga qeveria e Kosovës?

A u shkarkua Hyseni për arsye se zhduku korrespodencën mes AKI-së dhe Thaçit kur ishte President?

A e mori Edi Rama këshilltare me kërkesë të Thaçit dhe Kadri Veselit?

Tashmë në krye të SHISH-it, çfarë komunikimi do të ketë Hyseni me qeverinë e Kosovës?

Pas Besa Shahinit dhe Gent Cakajt, një lëvizje e tillë e prezanton keq Kosovën në Shqipëri?

A janë bërë këto lëvizje të qëllimshme politike nga Edi Rama?

Pse Kosova nuk ka bërë asnjë emërim nga Shqipëria, por vetëm e kundërta?

Sa e njeh Vlora Hyseni Shqipërinë, mentalitetin dhe situatën politike?

A do të përdoret SHISH politikisht me këtë lëvizje?

A po kërkon Rama që me këtë lëvizje të nxjerrë nga SHISH-i strukturat e huaja?

A e kanë refuzuar persona të tjerë kryeministrin për postin e kreut të SHISH-it?

Dhe në fund, a nuk kishte Shqipëria profesionistë dhe patriotë për këtë post?

Hyseni në krye të SHISH-it! Deputeti i PDK te “5Pyetjet.al”: Kurti gaboi, shkarkimi politik

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit