Kanë nisur flirtimet e para në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Dy banorët e rinj të shtëpisë, Gerti dhe Lorenci ngacmuan ditën e sotme Jorin. Kjo e fundit, u shpreh se është kundër çdo lloj droge e se nuk i pëlqen që ta konsumojë, pavarësisht se pëlqehet shumë në lokalet e natës.
Dy banorët, me lojëra fjalësh hodhën ‘grepin’ e tyre. Lorenci ishte ai i cili tha se do e marrë për nuse e më tej shtoi se Jori është energjike vetë. Nga ana tjetër, Gerti, si më i qetë vijoi duke thënë se modelja është si ‘drogë’.
E gjetur mes dy zjarreve, Jori, me tipin e saj lozonjar diti sesi ta përballonte këtë situatë.
Biseda mes tyre:
Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge dhe ato që pëlqehen shumë në ambientet e natës.
Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse.
Gerti: Ty të pëlqen vetëm çaji jeshil.
Lorenci: Nuk ka nevojë për drogë kjo, shi si është energjike vetë.
Gerti: Jori është drogë vetë.
Lorenci: E vetmja drogë që mund të konsumoja mund të ishte Jori.
Lori: Unë me të vërtetë jam kundër, nuk kam provuar asnjëherë asnjëlloj droge.
Gerti: Vetëm çaj jeshil. Nuk të pëlqen ëë, në Itali e pinë shumë çajin.
Jori: Unë nuk pi, nuk dua. Unë nuk pi cigare, e jo më çaj.