Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kakavec pranë Prrenjasit kanë qenë duke punuar tokën me bel ka plasur një granatë, dhe si pasojë janë plagosur 3 persona.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.