Gjykta e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e 34 pasurive të Ervis Martinajt të luajtshme dhe të paluajtshme ndër to apartamente, toka aksione kompanish e automjete.
Prokuroria e Posaçme në bazë të ligjit antimafia i ka sekuestruar pasuritë në fjalë me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale. Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se ata nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.