Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimin e Ohrit.
Kështu ka thënë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër” tha ajo.
Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u dakorduan për një marrëveshje, por që nënshkrim nuk kishte.