-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jep kafen, të jap lekët”! Ky është zyrtari i arrestuar për dosjet e pronave në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut për dosjet e pronave.

Policia arrestoi një punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, si dhe ka proceduar penalisht 9 të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Ilir Kapetani, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve  pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

SPAK ka siguruar të paktën katërmbëdhjetë raste kur ai u ka marrë qytetarëve të ndryshëm, trashëgimtarë të ish-pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre.

Ndërkohë që në hetim janë dhe 10 zyrtarë të tjerë për të njëjtën vepër penale. Për dy prej tyre është caktuar masa e arrestit me burg, njërit i është ndaluar ikja jashtë shtetit, 6 me detyrim paraqitje dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ka arrestime! SPAK lëshon prangat për dosjet e nxehta të pronave

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit