-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhgues i zgjedhjeve në Mal të Zi, deputeti shqiptar bëhet hero

Kryesoret

Deputeti shqiptar i Parlamentit Suedez, Adnan Dibrani ka udhëtuar drejt Malit të Zi si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas ditës së zgjedhjeve presidenciale në vend.

Dibrani gjatë kësaj vizitë është kthyer në hero pasi i shpëtoi jetën një foshnje i cili nuk kishte shenja jete.

Adnani për mes metodave të ndihmës së parë arriti të shpëtonte fëmijën i cili u nxor nga ujërat e lumit Moraça.

Deputeti shqiptar ka rrëfyer momentin e shpëtimit ku u shpreh se nuk e besonte se do t’ia dilte ta shpëtonte foshnjën.

“Po kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji, ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk jepte asnjë shenjë jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, dija çfarë të bëja në situata të tilla,” tha ai.

Dibrani gjithashtu shtoi duke shpjeguar se si e menaxhoi situatën e cila rezultoi me sukses pasi shpëtoi jetën e foshnjës.

“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëj atë që di, sa më mirë që mundem, ia shtrëngova foshnjën mbi bark dhe shpinë, ia shtrydha ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qarën e tij, sepse më vonë mora vesh se ishte djalë, nxitova në urgjencë dhe ua dorëzova foshnjën,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit