Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar të cilët dyshohen si autor të vjedhjes së 1 biçiklete dhe 3 monopatinve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar “Similar” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit K. B., 21 vjeç dhe M. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal, në Sauk.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-
J. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.