-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit!

Kryesoret

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se i ka informuar ata për marrëveshjen në Ohër.

Borrell u shpreh se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re në dialog. Zyrtari evropian nënvizoi se marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me deklaratën e lëshuar.

Sipas tij, aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të Asociacionit.

“Aneksi thekson qartë se Kosova është e përkushtuar për zhvillimin e menjëhershëm të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Ne do të ndjekim nga afër se si të dy palët i zbatojnë këto obligime që janë pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt Evropës”, deklaroi Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit