-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

COVID-19 në vend: 20 raste të reja, nuk ka humbje jete

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk ka humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Patos, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.

Janë 150 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,995 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Mars 2023)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 393

Testime totale 2,046,216
Raste pozitive 333,746
Raste të shëruara 329,995
Raste Aktive 150
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Fier 6
Durrës. 4
Berat. 4
Shkodër. 1
Vlorë 1
Lezhë. 1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit