-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratimi i reformës së pensionit në Francë, francezët i vënë flakën vendit

Kryesoret

Pas miratimit të reformës së rritjes së pensioneve në Francë e cila u propozua nga presidenti, Emmanuel Macron ka ngritur në këmbë akoma më shumë qytetarët francez.

Mijëra njerëz protestuan dhunshëm për ditë rresht në Paris kundër reformës për rritjen e moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç.

Kjo reformë tashmë u miratua dhe u shndërrua në ligj falë edhe mbijetesës së qeverisë ndaj dy mocioneve të mosbesimit nga opozita.

Nëse kryeministrja dhe kabineti i saj do të shkarkohej në Asamblenë Kombëtare, Macron do të duhej të emëronte një qeveri të re ose të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Votimi erdhi pasi shefja e qeverisë, Elisabeth Borne përdori një fuqi speciale kushtetuese për të miratuar reformën në pensione pa votim në Asamblenë Kombëtare javën e kaluar.

Miratimi i reformës së pensioneve solli incidente në Paris ku qytetarët i vunë flakën objekteve për rreth. Situata ka agravuar deri edhe në përleshje me policinë. Kjo situatë e krijuar solli arrestimin e 101 personave.

Nga ana tjetër deputetët e së majtës paraqitën disa pankarta në sallë pas miratimit të reformës.

“Beteja vazhdon!” dhe “Do të takohemi në rrugë!,” shkruhej në pankartat e deputetëve.

Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e kryeministres.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit