Kryeministri Edi Rama nga Greqia ku ishte për ekspozitën që hapi, sot do të udhëtojë drejt Anglisë.
Ai do të do të zhvillojë një takim për herë të parë zyrtarisht me homologun e tij, kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Çështja kryesore në tryezë do të jetë e emigrantëve. Në këtë vizitë, kryeministrit Rama do të marrë pjesë gjithashtu në një aktivitet për të diskutuar për Shqipërinë, integrimin, rajonin dhe luftën në Ukrainë.