-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Zv.kryeministri qëllohet me tortë e ‘milkshake’: E gëzofshi Zajednicën!

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është qëlluar me tortë dhe pije ‘milkshake’ nga disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate teksa ai i drejtohej hyrjes së një ndërtese.

Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme në shenjë revolte nga partia opozitare lidhur me marrëveshjen që arriti kryeministri Albin Kurti në takimin në Ohër për zbatimin e planit të BE-së ku përfshihet edhe Asociacioni.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili krahas videos shkruan se ‘Zajednica’ (Asociacioni i Komunave Serbe në serbisht) është pranuar nga kryeministri Kurti.

Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, shkruan ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit