Në orët e para të mëngjes u dogj një makinë në Allias ku pati vetëm dëme materiale.
Nga raportimet e para djegia e makinës u lidh me pretendimin e një djegie të qëllimshme për xhelozi.
Dyshohej se pronari i makinës i kishte marrë të dashurën autorit dhe për tu hakmarrë i kishte djegur makinën. Por ky dyshim ra poshtë pasi pas verifikimeve rezultoi se makinës iu vu zjarri nga burri i tezes.
Mësohet se pronari i makinës kishte pasur konflikte më parë me burrin e tezes, situatë e cila ka agravuar deri në vënien e zjarrit të automjetit.
Autori nuk është arrestuar ende, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Prapaskenat/ I mori të dashurën? I riu i vë flakën makinës (VIDEO)