Shtatë muaj nga vrasja me gomone e vajzës së mitur Jonada Avdia, hetimet e prokurorisë së Vlorës, kanë mbetur mes një udhëkryqi, për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Himarës, Arjan Tase.
Ky i fundit që prej muajit Gusht 2022 vijon të qëndrojë në burg, ndërsa dosja kundër tij është në fazën përfundimtare nga prokurorja Eranda Felaj.
Por një dokument i mbërritur nga Agjensia Kombëtare e Bregdetit në prokurorinë e Vlorës, ka treguar se pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, ka pasur një korridor ujor për të lundruar mjetet motorike.
Kjo përgjigje ka sjellë anomali në hetimin e mëtejshëm të këtij rasti, pasi prokuroria e Vlorës është e pasigurt në kualifikimin e saktë të akuzës penale ndaj ish-shefit të komisariatit të Policisë Sarandë, Arjan Tase.
Përgjigja e Agjencisë Kombëtare të Bregdetin, tregon se Arjan Tase ka qenë duke lëvizur në një korridor ujor të krijuar pikërisht në plazhin e Potamit.
Kjo situatë ka sjellë pështjellim mes grupit të hetimit, nëse tashmë ndaj Tases duhet të ngrihet akuza e “Vrasjes nga pakujdesia” apo akuza e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte”.
Hetimet për vdekjen e fëmijës Jonada Avdia, tashmë janë në fazën përmbyllëse dhe pritet që prokuroria e Vlorës, ti komunikojë njërën nga dy akuzat e mësipërme Arjan Tases./ Elton Qyno