-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët e Matit: Sot kemi rrogat më të ulëta në Ballkan dhe Europë

Kryesoret

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Matit ku prezantoi prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Skënder Gjuci.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se në vitin 2013 kishim rrogat më të larta në Ballkan ndërsa sot kemi rrogën më të ulët në Ballka dhe Europë.

“Ikin sepse ata vidhen çdo ditë. Ishte një arritje historike për kombin i cili ç’është e vërteta, dekada dhe shekuj ishte rropatur në varfëri, por arriti një ditë, arriti një vit, në vitin 2008 të dalë më i paguar se kombet tjera të rajonit. Të lejë mbrapa për rroga dhe pensione të gjitha vendet e Ballkanit.

Ku jemi katandisur sot? Sot kemi me rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-50 % më të ulëta se në Kosovë. Sot çdo pensionist ka një pension me fuqi blerëse, të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Sot çdo rrogëtar, ka një rrogë me fuqi blerëse të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit