-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrimi i “Prestige Resort”, VOA: Autoritetet marrin në administrim dy godina

Kryesoret

Në Shqipëri, Shërbimi social shtetëror u paraqit sot në mjediset e “Prestigj Resort”, për të marrë në administrim dy godina hoteliere të këtij kompleksi, të cilat rezultojnë të jenë konfiskuar me një vendim të Këshillit kombëtar të territorit.

Kompleksi turistik është në pronësi të grupit Hysenbelliu, i cili zotëron gjithashtu dhe disa media të rëndësishme në vend.

Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë deklaruan se çështja është në proces gjyqësor, dhe për pasojë marrja në administrim e dy godinave është sipas tyre e paligjshme.

Vendimi i sotëm pason ndërhyrje të mëparshme në këtë kompleks, ku më dhjetor u shemb godina qendrore disa katëshe. Sipas Hysenbelliu Group, qeveria kërkon të ndikojë në linjën editorial të mediave që kompania ka në kontroll.

“Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, përfaqësuesit e Shërbimit social shtetëror, të shoqëruar dhe nga forca policie shkuan sot në kompleksin turistik Prestigj Resort në Golem me në duar një vendim të qeverisë “i cili i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë, për Shërbimin social shtetëror të godinave nr. 1 dhe nr. 3,” njoftoi përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë.

Për përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, veprimet e sot konsiderohen të paligjshme. Ato pretenduan gjithashtu se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak, ndonëse se përfaqësuesja e Shërbimit social pretendoi të kundërtën duke kërkuar mbështetjen e policisë për të hyrë në mjediset e kompleksit dhe marrjen në administrim të dy godinave, të cilat u gjetën të mbyllura.

Për të hyrë brenda u gjetën më pas mënyra të tjera nga ana e policisë.

Sipas “Hysebelliu Group” veprimet e qeverisë synojnë të diktojnë linjën editorial të mediave që kompania zotëron; televizione, gazeta e portale informative./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit