Izet Haxhia nuk ndalet duke bërë një tjetër hap në kërkim të drejtësisë. Ai ka bërë rekurs për vendimin e dhënë me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ish-truproja i Sali Berishës, është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë Hajdari. Por ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm.
Në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.