-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau banakieren në Tiranë? Policia në gjurmët e killerave: Kemi informacion

Kryesoret

10 ditë nga vrasja në “Don Bosko” Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë të arrestuar. Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi sot se autoritetet kanë arritur të sigurojnë edhe informacione për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

“Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente.

Lidhur me ngjarjen që ju pyesni pa ndërprerë, vazhdon të funksionojë një grup i dedikuar hetimor nën drejtimin e prokurorit. Është një hetim që do të marrë kohën e nevojshme për t’u zhvilluar.

Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshirë në këtë ngjarje. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje në këto momente, por për çdo rast që do të kemi përparime themelore në këtë hetim do t’ua bëjmë të ditura mediave dhe publikuar” tha ai.

Në 12 Mars nga breshëria e plumbave drejt një lokali në zonën e Don Boskos, mbeti e vrarë 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit