Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra tjetrën.
Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.
Luizi: Nëse del Kiara unë do bëj gati valixhet dhe do dal bashkë me të. Ky nominim është Olta përballë meje dhe Kiarës. Nëse mbështetësit e mi nuk votojnë për ne, atëherë unë do dal bashkë me Kiarën.
Përmes një votimi paraprak, ku banorët shkuan në dhomën e rrëfimit dhe nominimuan Kiarën dhe Oltën, kjo e fundit mori 8 vota.
Duke qenë se doli më pak e preferuara, krahasuar me Kiarën, ajo kishte të drejtën të shkonte në suitë me një banor. Olta zgjodhi Dean.