Autoritet italiane kanë arrestuar 4 persona dhe 6 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie për mashtrim dhe pastrim parash.
Arrestimi është kryer pas një sërë hetimesh në periudhën gusht-shtator 2022. Pas hetimeve të kryera u konstatua mashtrimi i kryer në bashkëpunim nga 17 persona, mes tyre edhe disa shtetas shqiptarë së bashku me italianë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale falsifikim i faturave me vlerë dhjetëra milionë euro, si edhe pastrimin e të ardhurave nga veprimtari të paligjshme.
Ata kanë futur të dhëna të pavërteta në sirtarët tatimorë të Agjencisë së të Ardhurave në Itali.