Qeveria shqiptare ka vendosur kalimin e dy godinave te “Prestige Resort” nga kompania e “Hysenbelliu Gruop” në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu te Shërbimi Social për fëmijët në nevojë.
Paraditen e sotme efektivë të policisë së shtetit dhe përfaqësues të Shërbimit Social kanë shkuar për të ekzekutuar vendimin. Përfaqësuesit e “Hysenbelliu Gruop” e kanë cilësuar aksionin dhe vendimin të paligjshëm me argumentin se vendimi është në gjykatë dhe se nuk janë njoftuar.
“Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim.
Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Hysenbelliu Gruop”. Por punonjësja e shërbimit social u përgjigj duke kërkuar “na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin”. Ky është aksioni i tretë pas prishjes së pishinës dhe shembjen e hotelit.