-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra apo vetëvra turisti spanjoll në Divjakë? Ja çfarë thotë policia

Kryesoret

Një turist spanjoll është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në një hotel në Divjakë. Fillimisht raportua se Franciso Cervilla kishte qëlluar veten me thikë, mirëpo më pas, policia shoqëroi një person në komisariat.

Sipas dëshmisë së shokut të tij, me të cilin ndante dhomën 47-vjeçari ka dëmtuar veten gjatë kohës që bënte dush.

Çfarë i tha policisë shoku i spanjollit që u gjet i vdekur në dush në Divjakë?

Sipas mediave spanjolle dy shtetasit spanjoll ka qenë të kontraktuar nga një firmë e huaj për të punuar për një firmë shqiptare që merrej kryesisht me panelet diellore.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e vetëvrasjes, por ka dyshime nga burime jo zyrtare se mund të jetë edhe vrasje.

Gjithçka ka ndodhur teksa spanjolli ka qenë duke bërë dush, ndërsa më pas është gjetur nga shoku i tij i dhomës, ka thënë në dëshminë e tij ky i fundit.

Pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit