Sot është një ditë zie për të gjithë fshatin Rrubjekë në Durrës. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ornela Gjeçi është përcjellë për në banesën e fundit, pasi ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike duke bërë dush.
Gjeçi ishte mësuese historie. Njëra prej mësueseve të shkollës me dhimbje dhe lot në sy u shpreh se e sotmja është ditë zie. Kolegët dhe nxënësit i dhanë lamtumirën e fundit.
“Zi e madhe, shkolla u mbyll sot. Nuk e hapnim dot shkollën. Çfarë të thuash?! Zi ishte në shkollë, por ëmbëlsia e saj qëndronte aty në buqetën me lule. Fëmijët sollën lulet pranë drejtoreshës së tyre” tha njëra prej kolegeve.
“Na këpute shpirtin”! Dhimbje dhe lot për drejtoreshën që e zuri korrenti në dush