Një grup deputetësh të PD-së kërkuan sot në Kuvend ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një mocioni me debat për raportin me gjetjet e DASH-it për korrupsionin dhe lirinë e medias. Por, Taulant Balla tha se nuk ka kërkesë për mocion. Ai i kërkoi opozitës të ndjekë procedurat ligjore dhe është gati për të zhvilluar debatin.
“Ne nuk jemi kundër cdo lloj debati në Kuvend. E vlerësoj që ka reflektim, fakti që nga firmat në kërkesë kanë hequr firmën “ non gratës” dhe Kuvendi duhet ta vlerësojë në procedurë.
Nuk jemi përpara kërkesës për mocion me debat, pasi nuk ka ardhur asnjë kërkesë dhe hapet e shqyrtimit të procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës dhe për të përfshirë diçka që nuk ekziston.
Nëse ju ka çuar “nëna me larë gojën”, hajdeni lajeni. Por nëse doni mocion me debat, brenda tre ditëve do të thirret konferenca e kryetarëve, të përcaktohet koha. Edhe ne kemi shumë kohë që presim që të flasim për shumë gjetje të DASH-it” tha Balla.