-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Raporti i DASH, Boçi: Qeveria ka grabitur 273 mln euro nga inceneratorët

Kryesoret

Kandidati i Berishës për zgjedhjet lokale në Elbasan Luçiano Boçi, në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka ngritur dhe një herë problemin e inceneratorëve.

Duke u bazuar në raportin e DASH për Shqipërinë Boçi tha se qeveria grabitur 273 mln euro nga inceneratorët.

“Ky është një nga raportet më të rënda të hartuar ndonjëherë. Ju do të thoni se janë të përvitshme. Po. Por si këtë herë nuk ka qenë kurrë rëndesa. Po kapet drejtësia.

Keni kapur sistemin Më shqetësuese është gjendja e drejtësisë. Qeveria ka grabitur 273 mln euro nga inceneratorët, kështu thotë dhe raporti.

Duke qenë se unë vij nga Elbasani, ka qenë akti i parë korruptiv më i madh dhe u ndoq nga Tirana dhe Fieri. Sot asnjëri prej tyre nuk punon. Kemi dëshmuar dhe kemi vërtetuar që teknologjia e përdorur atje është një teknologji e vjetër dhe vdekjeprurëse. Elementi kryesor i incenratorit janë hiret sipas të gjitha manualeve, duhet të futen në tankera hermetikë dhe të transportohen larg vendit të djegies.

Është zgjedhur në mënyrë cinike goditja e medias në datë 22 Mars për shkak se ishte datë fetare dhe festë politike. Ju nuk pyesni më për asgjë. Jeni gati të godisni jo vetëm njerëzit me jetët e tyre por edhe datat në festat e tyre ”, tha Boçoi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit