Dy grupe që shpërndanin drogë në kryeqytet janë goditur dje nga policia e Tiranës.
Në operacionin e koduar “Harta” u vunë në pranga 20 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. “5pyetjet.al” zbardh detaje të reja nga operacioni, kodet që përdornin shpërndarësit. Të rinjtë për kokainën
përdornin kodin “pluhur zane” dhe nëse bëhej fjalë për sasi të mëdha “vëllai i madh”, e kundërta për doza të vogla kodi ishte “vëllai i vogël”.
Për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin “seqe” duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin.
Droga shitej pranë shkollave në kryeqytet, por edhe në 11 zona të ndryshme duke përfshirë 28 lagje.