Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit ku ka ndarë disa foto nga Iftari i parë i shtruar nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta uron shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare në nisje të këtij muaji të shenjtë.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar! Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!