-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonatë me Kurtin, Chollet: Kosova është afruar te e ardhmja evropiane

Kryesoret

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në postimin e tij në Twitter Chollet u shpreh se i ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së veriut.

“E urova kryeministrin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër, Maqedoni e Veriut, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE. Tani më shumë se kurrë, Kosova është afruar te e ardhmja evropiane,” ka shkruar Chollet

Në postimin e tij Chollet u shpreh se se e ka falënderuar presidentin serb, Vuçiç për qasjen konstruktive në Ohër.

“E rëndësishme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe për ta përcaktuar rrugën drejt normalizimit dhe integrimeve evropiane. Gjithashtu, e falënderova Serbinë për riangazhimin e saj me SHBA-në në stërvitje të mbrojtjes,” ka shkruar Chollet.

Gjatë ditës së sotme, kryeminisitri Kurti ka ndërprerë raportimin e në Kuvend si rezultat i një “telefonate të rëndësishme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit