-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takohet me Kryetarin e Kuvendit të Britanisë së Madhe

Kryesoret

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik, Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10.

Gjithashtu gjatë Rama është pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle.

Me Sunak, Rama pritet të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë.

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit