Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Takimi kryesor i kreut të qeverisë shqiptare me homologun britanik Rishi Sunak është programuar pasditen e sotme. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm.
Në tavolinën e bisedimeve të dy kryeministrave do jenë hapat konkretë që do të ndiqen për të vënë në jetë marrëveshjen e nënshkruar në mesin e Dhjetorit midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Mësohet se nuk pritet të ketë një marrëveshje të re. Përveç takimit me kryeministrin Rishi Sunak, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë edhe në disa evenimente të tjera.