Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi sot se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të rriste normën bazë të interesit. Për çmimet, ai tha se inflacioni do të vijë në rënie.
“Rritja ekonomike do të vijojë në territor pozitiv. Inflacioni do të zbresë drejt objektivi gjatë vitit të ardhshëm.
Inflacioni do të shënojë rënie në tremujorët në vijim dhe të shkojë në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm.
Këshilli vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25% nga 2.75% në 3%. Presionet e larta inflacioniste janë faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve dhe rritjen afatgjatë të vendit” tha ai.
Duke marrë shkasë nga falimentimi i “Silicon Valley” në Amerikë, gazetarët e pyetën Sejkon nëse ka rrezik për sistemin bankar në vend. Guvernatori tha se bankat në Shqipëri nuk rrezikohen.
“Sigurisht që është një sinjal alarmi për të gjitha tregjet financiare ndërkombëtare. Falimentimi i bankave, reagimi në tregun europian, ngritja.
Ne morëm në analizë situatën e sistemit financiar. Këto ndodhën nga mos respektimi i kritereve të rrezikut dhe nga mos analiza dhe gafave. Sitemi ynë është i pandikuar, i pa afektuar me ekspozime në këto tregje.
Gjithsesi pasojat e krizës së 2008 na kanë bërë që të marrim masa. Bankat e nivelit të dytë na rezultojnë se janë shumë të shëndetshme nga ana financiare” tha ai.









