-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Gabimi i Ramës me emërimin e Vlora Hysenit

Kryesoret

Propozimi i kryeministrit për të emëruar në drejtim të SHISH-it një zonjë nga Kosova, pa pyetur dhe pa u konsultuar me Parlamentin, Komisionin e Sigurinë, dhe në mënyrë thjesht personale e konsideroj një gabim politik.

Një shprehje të një vullneti që nuk sjell element pozitivë, por negativë. Kush është mesazhi politik që kryeministri do të japë me këtë gjë? Dhe çfarë përmban në vete një veprim i tillë që nuk është normal!?

Kush mund të jetë mesazhi politik për Kosovën? Kjo vetëm e dëmton Kosovën dhe krijon efektin e kundërt për shtetin e ri të Kosovës, në një kohë kur i duhet të forcojë sovranitetin e saj si shtet për të qenë e pavarur.

Një veprim i tillë ndodhi me djaloshin emëruan ministër të Jashtëm por që nuk u bë një ministër i Jashtëm, një eksperiment i dështuar. Siç ishte edhe ministrja e Arsimit. Atëherë përse vazhdojmë me të tilla mesazhe? Ne edhe këtu bëjmë lojën e Vuçiç.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për konsolidimin e Kosovës. Përse duhet të bëjmë të tilla aventura dhe të tregojmë të tilla pozicionime. Dikush mendon se është bërë për të dhënë shenja patriotizmi. Jo është e kundërta.

Veprime si Ballkani i Hapur nuk është në rrugën Perëndimore. Ai që mendon se mund të ketë patriotizëm me drejtim nga lindja e ka gabim. Të gjitha ata veprime janë në kundërshtim me interesat tona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit