Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ditën e sotme ka paraqitur në SPAK një padi për aplikacionin “Aktivisti” të Partisë Socialiste.
“Erdhëm në SPAK për ta dorëzuar, për fat të keq SPAK nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike. Ne do ta çojmë përpara këtë kallëzim.
Ka të bëjë me kontrollin e zgjedhësve, me një kontroll sistematik, me një plan kriminal që ka burimin drejtpërdrejt nga kryeministri, nga këshilli i ministrave, i shtrirë në të gjithë administratën.
Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit energjik të SPAK të ndalen dhe vihen para përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë të drejtat e zgjedhësve. I bie barra këtij institucioni të krijojë një situatë ku ndoshta zgjedhësit të kenë besim në një proces zgjedhor të brutalizuar.
Është cenuar sekreti dhe liria e votës. Përdorimi i këtij aplikacioni kriminal është shumë më keq se patronazhistët.
Ne i kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion.“, Bylykbashi.