Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar fanellat e reja (uniforma e parë, e dytë dhe e tretë), që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi është me ngjyrë të kuqe.
Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë. Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe. Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023, kur skuadra e drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E.