Këngëtarja Olta Gixhari ka tentuar të fusë Luiz Ejllin ditën e sotme në tualet për t’i thënë diçka. Por, komunikimi brenda tualetit është i ndaluar dhe Luizi u tregua i kujdesshëm, ai nuk u fut brenda në tualet teksa Olta ishte aty brenda.
Olta: Hajde këtu (në tualet)
Luizi: Nuk vij aty unë jo.
Olta: Jo të të tregoj diçka… Super ide.
Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi, e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro).
Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë.