Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë. Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase.
Prigozhin mund të ketë të drejtë, duke marrë parasysh sulmet e shpeshta të ushtrisë ukrainase në Krime, apo ndoshta është vetëm një shfaqje. Nëse është kjo e fundit, çfarë po synon Prigozhin?
Siç tha kreu i grupit më famëkeq mercenar rus, ukrainasit dëshirojnë “t’i japin tri goditje forcave ruse dhe ta çlirojnë territorin deri në kufijtë e vitit 1991”. Gjithashtu, Prigozhin pretendon se Ukraina ka përqendruar 200 mijë ushtarë në Donbas, nga të cilët 80 mijë janë afër Bakhmutit.
The Ukrainian armed forces have gathered over 80,000 servicemen around Bakhmut. Yevgeny Prigozhin, Wagner boss, said in a video published on his press service’s Telegram channel.
"As of today, the enemy has deployed more than 80,000 [servicemen] around Bakhmut. This grouping is… pic.twitter.com/gTc085OdU4
— Yasmina (@yasminalombaert) March 23, 2023
Ai shton se ushtria ukrainase do të marshojë në Belgorod dhe se kufiri midis tij dhe Kharkivit duhet të forcohet për të qenë i padepërtueshëm.