Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Kurbinit ku prezantoi kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë, Behar Haxhiu.
Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuzat ndaj Enkelejd Alibeaj për të cilin tha se po mbahet peng nga kryeministri, Edi Rama me krimet e vëllait të tij.
“Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën. Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë për të cilat në çdo gjykatë të Shqipërisë dhe botës shkon të paktën 6 vite burg. Por e shpëtoi Rama për ta marrë peng. Por edhe Alibrava i ka jo më pak të fuqishme lidhjet me krimin.
Asnjë demokrat nuk ka detyrime ndaj vëllait të tij, një kriminel me armë, një plaçkitës i fshehur prej tij. Nuk përkulemi kurrë ndaj pengjeve të Edi Ramës. Asnjë demokeat të mos gabojë të shkojë pas lidhjeve të krimit. Shtëpia e Ramës është shtëpi krimi,” tha Berisha.