Që nga fillimi i javës qendra e Athinës është “veshur” bardheblu , pasi rrugët, sheshet dhe godinat e bashkive janë mbushur me flamuj. Parada ushtarake e 25 marsit po zhvillohet në qendër të Athinës, e cila nisi me 21 të shtëna me top në Lycabettus.
Paradë me kostume tradicionale dhe tanke, teksa Greqia feston sot 202 vjetorin e pavarësisë së saj nga perandoria osmane, pas një kryengritjeje popullore që filloi në 25 Mars 1821.