-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajdutët me kallash nisen për grabitje! Policia u vihet në ndjekje si në filma

Kryesoret

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia në Lushnje pasi mbrëmjen e djeshme të armatosur u nisën për një grabitje me armë, por plani u prish, pasi efektivët u vendosën në gjurmët e tyre duke i ndjekur deri në Peqin ku arritën që të arratiseshin.

Në kërkim janë shpallur Renato Çala, Florenc Tatoshi dhe Bukurosh Mukja. Tre autorët që qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara, duke përfituar nga errësira, e braktisën por u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga Policia. Sekuestrohen municion luftarak dhe automjeti i autorëve.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i  automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit