-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushet furgoni! Arrestohen 12 persona në Tiranë

Kryesoret

12 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale; drogë, aksidente, vjedhje, por edhe thyerje të masës së sigurisë së vendosur nga gjykata.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit M. H., 27 vjeç, K. Z., 33 vjeç, dhe L. K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në rrugën “Muhedin Llagami”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. H. dhe pasagjer shtetasi K. Z., dhe shtetasin L. K., i cili sapo iu kishte shitur lëndë narkotike të dyshuar kokainë, dy shtetasve që ndodheshin në automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa karrige dhe tavolina te Fusha e Aviacionit, në disa lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. M., 38 vjeç, E. M., 38 vjeç, E. T., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Xh., 42 vjeç, banues në Sharrë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • G. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

  • I. V., 63 vjeç, banues në Shkozë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

  • F. I., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike;

  • E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit