Kreu i PL, Ilir Meta në ‘Facebook’ shkruan se në zgjedhjet e 14 majit do të shënohet ndryshimi për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Meta shprehet se qytetarët duan ndryshim pasi kostot e jetesës janë rritur dhe shqetësimeve të tyre duhet t’i jepet zgjidhje.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror. Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.
Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. BashkëFitojmë!✌️