Një person është afruar mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë diçka Luizit. Në një video të publikuar në rrjet, dëgjohet se si ai i thotë Luizit se nëse do të dalë Kiara duhet ta lërë edhe ai shtëpinë e Big Brother.
Teksa bërtet me të madhe që ta dëgjojë Luizi, personi i thotë atij se nëse Kiara lë sonte shtëpinë e Big Brother nënkupton që çmimin e madh Big Brother ka vendosur që t’ia japë Oltës.
Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.
Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte.